MICE në Shqipëri

10 arsye pse duhet të zgjidhni Shqipërinë për eventin tuaj MICE

 

    1. Lidhje direkte me pothuajse çdo shtet europian, 2-3 orë fluturim
    2. Mikëpritja e shqiptareve
    3. Histori dhe kulturë e mahnitshme
    4. Bukuri Natyrore qe te le pa fryme
    5. Kulinari tradicionale dhe moderne
    6. Varietete peizazhezh në distancë të shkurtër
    7. Moti perfekt me 300 ditë me diell
    8. Vija bregdetare e bukur buze detit Adriatik dhe Jon
    9. Kryeqytet modern dhe shumëngjyrësh
    10. Jete nate me gjallëri dhe popullsi të re

Destinacioni MICE-Tirana

Tirana është kryeqyteti i rinisë së Shqipërisë dhe i një jete nate shumë të gjallë. Në Tiranë tashmë gjenden brande të mirenjohura hotelesh si: Tirana Marriott, Maritim Hotel Plaza Tirana, Hilton Garden INN, Radisson Collection Morina Hotel, Hotel Elisa Tirana, Affiliated by Meliá. Mali i Dajtit është një arratisje perfekte për aktivitete në natyrë, ndërsa deti mund të arrihet edhe në 40 minuta në qytetin bregdetar të Durrësit.

Business Meetings and Events in Tirana

Destinacioni MICE-Durrës

Durrësi është qyteti i dytë më i madh në Shqipëri, vetëm 40 minuta larg nga kryeqyteti Tirana. Durrësi është themeluar në shekullin e 7-të para Krishtit dhe ka një amfiteatër romak të shekullit të 2-të pas Krishtit. Ka një shumëllojshmëri hotelesh me kapacitet të mirë dhe është një nga destinacionet më të njohura të plazhit në Shqipëri. Shumica e hoteleve ofrojnë shërbime biznesi dhe përmbushin më së miri kërkesat për MICE.

Team building activities Albania

Destinacioni MICE-Vlora

Vlora është qyteti i dytë më i madh bregdetar në Shqipëri, dy orë me makinë nga Tirana. Deti Adriatik dhe Jon takohen në Vlorë duke krijuar plazhe ranore dhe shkëmbore më shumë në jug. Ka edhe disa hotele të mira me kapacitet të mirë, dhe plazhet ofrojnë mundësi të mëdha për aktivitete në natyrë në diell. Në Vlorë të ftuarit mund të shijojnë detin si dhe malin pasi Parku Kombëtar i Llogarasë është shumë afër. Vlora është një nga qytetet më të bukura të Shqipërisë.

Staff retreat in Albania